Politikë

Me duartrokitje dhe brohorima! Këshilli Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Nga 13 këshilltarët që morën pjesë në mbledhje, 12 votuan kundër bashkimit të Klosit me Burrelin

F.I
Me duartrokitje dhe brohorima! Këshilli Bashkiak i Klosit voton kundër
momenti i votimit-pamje nga mbledhja

KLOS-Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku një nga pikat në diskutim ishte Reforma Territoriale. Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel. 

Në mbledhje morën pjesë 13 nga 21 këshilltarët që përbëjnë Këshillin Bashkiak. Pas diskutimeve, çështja kaloi në votim, ku shumica dërrmuese e të pranishmëve u shprehën kundër bashkimit. Nga 13 këshilltarët që morën pjesë në mbledhje, 12 votuan kundër bashkimit të Klosit me Burrelin, ndërsa vetëm një votë ishte ndryshe.

Vendi ndodhet përballë dy drafteve për Reformën Territoriale, një nga PS dhe një nga PD, me mazhorancën që propozon 46 bashki nga 61 që janë aktualisht dhe me opozitën që kërkon 39 bashki të reja. Propozimi i PS është pritur me kundërshtime dhe protesta nga bashkitë e prekura./ZËRI

Poll

MOS HUMB