Aktualitet

Mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-s, 13 kandidatë në garë

Në garë për kreun e RTSH-së janë 13 kandidatë, ku mes emrave spikasim figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili, Enrik Mehmeti etj.

I.F
Mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-s, 13 kandidatë në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot janë mbyllur aplikimet për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Afati i fundist ishte caktuar sot, më 15 prill. Kandidatët duhej të dorëzonin dokumentacionet e nevojshme për të marrë pjesë në garë. Në garë për kreun e RTSH-së janë 13 kandidatë, ku mes emrave spikasim figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili, Enrik Mehmeti etj.

Aplikantët për Drejtorin e RTSH:

Gëzim Nazif Xhaxhaj

Flamur Buçpapaj

Kliton Rama

Zoje Jakaj (Marashi)

Jetmir Shpuxa

Laureta Roshi

Ermal Hoxha

Eni Vasili

Harrila Koçi

Engjëllush Musai

Mimoza Haxhiaj

Elton Metaj

Enrik Mehmeti

Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Tashmë, në listën e kandidatëve për drejtues të RTSH-sk bëjnë pjesë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme, duke përfshirë median, artin, ekonominë dhe studimet akademike./ZËRI

Poll

MOS HUMB