Aktualitet

Mbetën jashtë Kuvendit/ Deputetët e opozitës djegin manekinet e vëllezërve Rama-Xhafaj

Nëse në seancën e kaluar, deputetët dogjën karriget, gjatë ditës së sotme, ata i vunë zjarrin disa manekineve

E.K
Mbetën jashtë Kuvendit/ Deputetët e opozitës djegin
Manekinet e djegura

TIRANË- Teksa nuk u lejuan që të hyjnë në sallën e seancave plenare, deputetët e opozitës e kanë zhvendosur revoltën e tyre në oborrin e Kuvendit. Pas djegies së karrigeve, sot deputetët e opozitës kanë djegur 4 manekine, që sipas tyre simbolizonin vëllezëri Edi dhe Olsi Rama, si dhe Fatmir dhe Geron Xhafaj.

Mbetën jashtë Kuvendit/ Deputetët e opozitës djegin

Më herët, deputetët demokratë bllokuan hyrjet e Kuvendit dhe tentuan të pengojnë kolegët e mazhorancës që të hyjnë brenda, tentativë që dështoi kjo edhe për shkak të Gardës. Një pjesë e deputetëve të mazhorancës, hynë nga një derë sekrete në Kuvend, ndërkohë që opozitës i mbeti që të fyente punonjësit e Gardës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB