Aktualitet

Masakroi me thikë 82-vjeçari, arrestohet fqinji, dinamika: Shkoi për t'i kërkuar borxh

Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, më pas i ka marrë një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra.

F.I
Masakroi me thikë 82-vjeçari, arrestohet fqinji, dinamika: Shkoi
pamje nga vendngjarja

DURRËS-Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina në Durrës. Fation Janina, 39-vjeç është vënë në pranga pasi u identifikua si personi që masakroi mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç të moshuarin. 

Nga hetimet dyshohet se autori, kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, më pas i ka marrë një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 39-vjeçarin F. J.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Janina pasi ka vrarë të moshuarin fshehu mjetet e krimit në një qese mbeturinash dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës. Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB