Aktualitet

Manja jep lajmin e rëndësishëm: 15 mijë familje do të përfitojnë kompensim për legalizimet

Manja u shpreh se 70 përqind janë kompensuar në 5 këste, ndërsa kësti i gjashtë në masën 30% është detyrim i shtetit.

F.m

Manja jep lajmin e rëndësishëm: 15 mijë familje do të

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme me gazetarët dha lajmin se 15 mijë individë do të përfitojnë kompensim për legalizimet. Manja njoftoi se do të disbursohen 30 milionë euro për 5,320 dosje të ish-pronarëve, duke i mundësuar atyre kompensim në vlerë dhe sipërfaqe prone.

Pjesa më e madhe e dosjeve që përfitojnë këtë masë janë të përzgjedhura nga viti 2010 deri në vitin 2024, dhe përfshijnë ata që kanë patur pasuri të zëna nga ndërtimet publike ose ndërtimet informale. Manja u shpreh se 70 përqind janë kompensuar në 5 këste, ndërsa kësti i gjashtë në masën 30% është detyrim i shtetit.

Ulsi Manja: Nuk mund të rrija pa bashkëndarë nëpërmjet jush me qytetarët një kartolinë urimi për 15 mijë individë, apo 5200 familje që duke nisur nga sot do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve një vlerë totale prej 30 mln eurosh që qeveria ka akorduar për të mbyllur një pjesë të këtij procesi. Sigurisht janë 9667 subjekte të cilat nga 2010 deri në 2024 janë kompensuar në masën 70 përqind për shkak të procesit të legalizimeve dhe nga ky vit, pjesa tjetër prej 30 % e masës së kompensionit ishte detyrë i shtetit. Bëhet fjalë për 5200 dosje ish pronarësh, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Kanë marrë 5 keste në masën 70 përqind dhe kësti i 6 prej 30 përqind do të ishte kompenson nga buxheti i shtetit. Secili nga 15 mijë individët do të ketë në nr e llogarisë masën e kompensimit. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik, kush ka aplikuar më herët dhe kush më vonë.

Poll

MOS HUMB