Aktualitet

Masakra në Dobraç/ Zbulohet ç'tha Safet Bajri para Policisë: Isha në shtëpi

Për 2 orë që është marrë në pyetje, Bajri është shprehur se ka qenë në shtëpi me familjarët e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. 

k.m.
Masakra në Dobraç/ Zbulohet ç'tha Safet Bajri para
Safet Bajri

SHKODËR- Më shumë se 20 persona janë shoqëruar mbrëmë për t'u marrë në pyetje në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, por askush nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm për masakrën e Dobraçit. Një nga personat që është marrë në pyetje ka qenë edhe Safet Bajri, një prej anëtarëve të familjes Bajri. Për 2 orë që është marrë në pyetje, Bajri është shprehur se ka qenë në shtëpi me familjarët e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. 

Si alibi, ka përdorur kamerat e sigurisë! Sipas Bajrit, gjithë kohën është i monitoruar në kamera në shtëpi dhe në banesë, duke provuar kështu se në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë vetëm pak metra më tutje në shtëpinë e tij.

Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Fatmira Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Fatmira ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur./ZËRI

Poll

MOS HUMB