Aktualitet

'Erdha, por jo për atë që mendon ti'/ Ish-drejtuesi i OSHEE, Adrian Çela 2 orë e 40 minuta në SPAK

Ende nuk dihet se përse është thirrur ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

k.m.
'Erdha, por jo për atë që mendon ti'/ Ish-drejtuesi i
Adrian Çela

TIRANË- Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela është parë sot që të futet në SPAK. Çela ka shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe është mbajtur për rreth 3 orë brenda godinës. Por ende nuk dihet se përse është thirrur ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Jashtë i pyetur nga gazetarët për arsyen e ardhjes së tij në SPAK, Çela nuk dha detaje. 

"U thirra por jo për ashtu që mendon ti...,"-tha Çela pasi ka dalë nga SPAK.

Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014 dhe u largua vitin e shkuar.

MOMENTI KUR SHKON NË SPAK:

Gjithë çfarë dihet është se ndaj tij ka një denoncim të bërë në SPAK nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili e akuzonte Çelën për blerje votash në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021./ZËRI

Poll

MOS HUMB