
SHKODËR- Vetëdorëzohen në Policinë e Shkodrës, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Dy nga të rinjtë e shpallur në kërkim policor edhe për masakrën e Shkodrës janë vetëdorëzuar në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shkodrës ka bërëme dije se të dy akuzohen për kryerjen e 3 veprave penale për ngjarjen e qershorit. Sakica dhe Troshani dhunuan me mjete të forta të Vladimir Bruçit në lagjen Rus.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B. Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ashtu, dy të rinjtë Sakica e Troshani ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024. Në Bushat të Shkodrës, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri drejt një mjeti, ku ka pasur të dhëna se brenda ishte Elio Hato. Por ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shkodrës.
MOMENTI ME VIDEO:
Aktualisht, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 'në duar' për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha.
66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë./ZËRI