Aktualitet

Masa e SPAK, Hoxha: E prisja, kam bërë shumë armiq!

Hoxha tha se ai e priste një goditje të tillë, pasi në ka krijuar shumë armiqësi për shkak të profesionit të tij.

I.F
Masa e SPAK, Hoxha: E prisja, kam bërë shumë armiq!
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me masën e sigurisë të caktuar nga Prokuroria e Posaçme. Hoxha tha se ai e priste një goditje të tillë, pasi në ka krijuar shumë armiqësi për shkak të profesionit të tij. Hoxha tha për emisionin "Të Pa Ekspozuarit", se ai e mësoi nga njerëzit që ishte arrestuar, dhe për shkak se sendet e tij personale ishin sekuestruar nga SPAK, ai nuk mund të përgënjeshtronte lajmin e arrestit të tij. 

"Unë kam 30 vite si gazetar, në këto 30 vjet s’kam pasur marrëdhënie të mira me pronarët, drejtuesit, kam pas dhe fatin se nuk kam qenë asnjëherë drejtues, as kryeredaktor, kam ngelë gjithmonë në rrugë. E kisha idenë se do më godisnin dhe kur ta bënin do përdornin të gjitha mjetet për të dëmtuar imazhin tim, për të më shkatërruar, për të hedhur poshtë gjithçka që unë kam bërë deri tani. Për fatin tim të keq, unë kam bërë shumë armiq, majtas, djathtas, në qendër. Ishte ironi e madhe ditën që është bërë kontrolli i banesës sime sepse m’i morën të gjitha mjetet. Lajmi që doli i pari, në fakt mua ma thanë njerëzit rrugës se nuk kisha celular ta shihja, ishte se unë jam arrestuar", tha Hoxha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB