Aktualitet

Mandati i Holta Zaçajt, Sadushi: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do kishim shkelur ligjin

Sokol Sadushi tha se nëse Gjykata e Lartë nuk do të ishte shpallur vendin vakant, do të kishte kryer shkelje të ligjit.

k.m.
Mandati i Holta Zaçajt, Sadushi: Nëse s'do kishim shpallur
Sokol Sadushi

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shpjegoi arsyet e shpalljes së vendit vakant për kreun e Gjykatës Kushtetuese. Në konferencën për analizën vjetore, Sadushi tha se nëse Gjykata e Lartë nuk do të ishte shpallur vendin vakant, do të kishte kryer shkelje të ligjit.

"Nëse s'do ta kishim shpallur atëherë do të kishim shkelur ligjin,"-tha Sadushi.

Më 10 dhjetor, Gjykata e Lartë, përmes kryetarit Sokol Sadushi, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverën (më konkretisht në mars) të vitit 2025. Duke iu referuar kohës se kur duhet ta kishte përfunduar mandatin paraardhësja e Zaçajt, Vitore Tusha, Gjykata e Lartë njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për vendin e të parës së Kushtetueses.

Por pas njoftimit se mandati i mbaronte në mars të vitit që po vjen, reagoi Zaçaj, e cila arsyetoi se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025. Ndaj në këto kushte u shpreh se ishte e gatshme që të kërkonte një mendim edhe nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Por vendimin më pas, e la në dorë të anëtarëve të Kushtetueses.

Por kush është Holta Zaçaj?

Holta Zaçaj ka lindur më 12 janar 1976 në Tiranë, ndërsa është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright. Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate në zyrën e avokatisë “Delegibus Consulting” sh.p.k. dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në zyrën ligjore ”Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Laë”.

Në periudhen 2009-2013, Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014. Holta Zaçaj u zgjodh më janar 2023 nga Gjykata e Lartë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar vendin vakant që i përkiste Vitore Tushës./ZËRI

Poll

MOS HUMB