
GREQI- Një 25-vjeçare kaloi disa orë tmerri pasi u mbajt peng nga një çift shqiptar në Heraklion, Kretë. Rasti horror është zbardhur mëngjesin e së enjtes, kur një kalimtar i rastit pikasi 25-vjeçaren e rrahur në rrugë dhe lajmëroi menjëherë urgjencën. E reja, e cila ndodhej në gjendje të rëndë është dërguar në spital ku është thirrur edhe Policia.
Ajo që u ka përshkruar 25-vjeçarja është tronditëse! Sipas saj, një çift, një 42-vjeçar dhe një 30-vjeçare nga Shqipëria, e kanë mbajtur peng në shtëpinë e tyre dhe kanë abuzuar me të. Policia pas hetimeve ka mbërritur tek dy autorët, të cilët janë arrestuar për trafikim qeniesh njerëzore dhe pritet të dërgohen në gjyq.
Ajo tregoi se kishte hipur në mjet me shqiptarët dhe gruaja i ka lidhur duart. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e tyre që nga fundi i gushtit 2024 deri dje. Atje shqiptarët e kishin detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona, ndërkohë vetë merrnin paratë. Dje, pasi e kishin rrahur, e kishin hedhur në rrugë...pikërisht në vendin kur e kishin marrë peng./ZËRI