Aktualitet

Lënda plasëse i shpërthen në dorë, humb jetën 24-vjeçari në Elbasan

Një 24-vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi.

I.F
Lënda plasëse i shpërthen në dorë, humb jetën
Foto nga vendngjarja

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një 24-vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi. I riu, po vendoste lëndën plasëse në një makinë, tip “Volkswagen”, e cila ishte në pronësi të Renato Cepës, por i shpërtheu atij.

Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Ndërsa, është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur ngjarjen.

Viktima dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e Spitalit të Elbasanit.

"Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB