Aktualitet

Lejoi kalimin e kufirit të një malazezi që ishte në kërkim, arrestohet kontrollori në Hanin e Hotit

Për të ishte lëshuar një urdhër ndalimi që u ekzekutua ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

M.M
Lejoi kalimin e kufirit të një malazezi që ishte në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një punonjës policie që mbate detyrën e kontrollorit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit është ndaluar nga Policia e Shtetit për shkak se dyshohet se ka lejuar kalimin nga kufiri të një malazezi që ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari akuzohet per “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Për të, ishte lëshuar një urdhër ndalimi që u ekzekutua ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë), ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

 AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 Për ankesa me ëhatsapp 0694151511

Poll

MOS HUMB