Aktualitet

Vizita e Erdogan në Shqipëri, anulohet seanca plenare

y vendim u mor si pasojë e situatës jonormale të krijuar nga opozita dhe për shkak të vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

M.M
Vizita e Erdogan në Shqipëri, anulohet seanca plenare
KUVENDI

TIRANË- Seanca e radhës në Parlamentin e Shqipërisë që do të mbahej ditën e nesërme (10 tetor) është anuluar. Ky vendim u mor si pasojë e situatës jonormale të krijuar nga opozita dhe për shkak të vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pesidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vijë në Shqipëri nesër për të inaguruar Xhaminë e Namazgjasë. Erdogan pritet që të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00. Fillimisht, do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp. Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. / ZËRI

Poll

MOS HUMB