Aktualitet

Tentuan të grabisnin tre farmaci por vetëm tek njëra 'ja dolën', arrestohen shqiptarët në Itali

Policia arrestoi tre shqiptarë, të cilët rezultuan të kenë precedentë penalë.

M.M
Tentuan të grabisnin tre farmaci por vetëm tek njëra 'ja
Foto ilustruese

ITALI- Natën mes të martës, më 8 tetor, dhe të mërkurës, më 9 tetor, një farmaci në Piazza Marinai d’Italia, në zonën Oltreponte, u bë objekt i një grabitjeje nga disa shqiptarë. Nga grabitja, autorët morën rreth 5 mijë euro. Pas kësaj, të njëjtët autorë tentuan të sulmojnë dy farmaci të tjera, në Balzola dhe Morano, por të dyja përpjekjet dështuan.

Sipas mediave vendase, në Balzola grabitësit nuk mundën të realizonin planin e tyre për shkak të ndërhyrjes së pronarit, ndërsa tentativa e tretë në Morano u ndalua nga ndërhyrja e menjëhershme e policisë italiane, e cila ishte vënë në ndjekje pas sulmit të parë.

Policia arrestoi tre shqiptarë identitetet e të cilëve nuk janë bërë publike akoma, të cilët rezultuan të kenë precedentë penalë. Ata u dërguan në burgun e Vercellit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB