
TIRANË- Aleksi Peto, 24 vjeç ka qëlluarm e thikë duke e lenë të plagosur të dashurin e nënës së tij, Edi Rrapaj, 53 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, në oborrin e shtëpisë ku jetonte i riu bashkë me të ëmën.
Nëna e tij ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe prej kohësh frekuentohej me Rrapajn. Por, siç duket kjo lidhje nuk ka pasur mirëkuptimin e djalit 24-vjeçar.
Këtë pasdite, i riu ka shkuar në banesë, pork a hapur derën dhe ka parë të ëmën me Rraoajn, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zonën e barkut. 53-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në ato momente dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aleksi Peto u vu në pranga disa orë pas ngjarjes.
Njoftim i policisë Tiranë:
Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.