
Durrës
DURRËS- Një tjetër zjarr është regjistruar në vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për banesë që është djegur në qytetin bregdetar të Durrësit. Shtëpia ndodhet pranë shkollës “Eftali Koçi”. Brenda banesës në momentin e rënies së zjarit ndodheshin gjashtë persona, anëtarë të së njëjtës familje. Të gjithë u asfiksuan dhe dy më të moshuarat janë në spital në gjendje më të rënduar.
Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende. Zjarret e raportuara së fundmi në vendin tonë kanë qenë ë shumtë. Dy më të fundit kanë ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, në kompleksin “Kika 2” dhe “Kika 1”. Të dy zjarret janë mbyllur pa të lënduar, por me dëme të shumta materiale.
Poll