TIRANË-Një tjetër moment është publikuar nga grabitja e argjendarisë në Kamëz më 16 maj. Në një video të kamerave të sigurisë, shihet momenti kur dy grabitësit do të hyjnë brenda biznesit. Në hyrje të argjendarisë “Roy”, një prej tyre rrëshqet dhe rrëzohet te këmbët e shokut. Ky i fundit e gjuan në kokë, më pas hyjnë në argjendari.
View this post on Instagram
Lidhur me rastin është arrestuar 22-vjeçari Elez Hysa në zonën e Malësisë së Krujës, ku në banesën e tij policia gjeti rroba dhe sende të tjera të djegura, që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e autorit tjetër, bashkëpunëtori i 22-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi mesditën e të shtunës, 16 maj, në orën 13:00, ku dy persona të maskuar kanë hyrë me armë zjarri në ambjentet e argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish./ZËRI
