Aktualitet

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz! 2 persona të maskuar vjedhin bizhuteritë

Pasi kanë kryer vjedhjen autorët janë arratisur

F.I
Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz! 2 persona
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një grabitje mearmë zjarri ka ndodhur në një argjendari në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku dy persona të maskuar ende të paidentifikuar kanë hyrë me armë zjarri në ambjentet e argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Pasi kanë kryer vjedhjen autorët janë arratisur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB