TIRANË-Ermal dhe Marsel Licaj, janë dy anëtarët e grupit të goditur nga SPAK të dyshuar për trafik heroine nga Shqipëria drejt Danimarkës, përmes Suedisë. Marsel Licaj është arrestuar më 14 maj, ndërsa ndaj Ermal Licaj u ekzekutuan masa "detyrim për paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit".
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas hetimeve, aktiviteti i grupit kriminal përfshinte importimin dhe shpërndarjen e heroinës, të përzier me substanca të tjera si paracetamol dhe kafeinë për maksimizimin e fitimeve, gjatë periudhës tetor 2023–janar 2024.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet./ZËRI
