Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, sot afati i fundit i aplikimeve, 4 EMRAT në garë

Kandidatët e interesuar që synojnë drejtimin e SPAK-ut, kanë kohë për aplikime edhe ditën e sotme.

zh.ll
Kreu i ri i SPAK, sot afati i fundit i aplikimeve, 4 EMRAT në garë
foto ilustruese

TIRANË- Sot, 8 tetot, është është afati i fundit i aplikimeve për kreun e ri të SPAK-ut, pas përfundimit të mandatatit të Altin Dumanit. Kandidatët e interesuar që synojnë drejtimin e SPAK-ut, kanë kohë për aplikime edhe ditën e sotme. Ndërkohë dje, prokurori i Strukturës së Posaçme Elvin Gogaj, aplikoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa sot kanë dorëzuar aplikimin e tyre edhe Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu. I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.

Ndërkohë, Sotir Kllapi, deklaroi se nuk do marrë pjesë në garë. Pas raportimeve mediatike se kishte dorëzuar kandidaturën, Kllapi është tërhequr nga gara duke thënë: "Vendosa të mos hyjë në këtë garë dinjitoze, por u uroj suksese kolegëve të nderuar“

Cilat janë kriteret për një kandidat? Përvoja në trajtimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, aftësitë për të drejtuar, një plan të qartë dhe të besueshëm për funksionimin e institucionit, si dhe reputacioni profesional gjatë karrierës.

Menjëherë pas mbylljes së afatit, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka një afat prej jo më shumë se 10 ditë për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe më pas i paraqet për miratim në mbledhje plenare listën e kandidatëve që plotësojnë ato kushte.

Votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme është i hapur dhe bëhet nominalisht, pra me emër. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE./ZËRI

Poll

MOS HUMB