Aktualitet

Emërimi i parë, Ilir Proda i beson postin e rëndësishëm bashkëshortes së dëshmorit Saimir Duçkollari

Dëshmori Policisë Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit "Iliria" në Durrës.

I.F
Emërimi i parë, Ilir Proda i beson postin e rëndësishëm
Ilir Proda

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, sapo mori detyrën ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa Duçkollari mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori, pasi zëvendësoi Zef Laskën, i cili mbushi moshën e pensionit. Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme, tashmë Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Dëshmori Policisë Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit "Iliria" në Durrës. Gjatë operacioni mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari. 

Në 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e dënuar përjetë, për vrasjen e 4 policëve. Ndërkohë, më herët Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesë për lirim nga qelia, pasi, sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite dhe se prej 17 gushtit 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB