Aktualitet

Kreu i KMSH nuk mori pjesë në hapjen e xhamisë së Namazgjasë, nënkryetari Bica: Ftesa erdhi, vendimi u takonte atyre

Gjitashtu ai theksoi se derisa ftesa iu drejtua KMSH, atëherë edhe vendimi i takonte asaj sa i përketë pjesëmarrjes në inaugurimin e xhamisë.

M.M
Kreu i KMSH nuk mori pjesë në hapjen e xhamisë së
Taulant Bica

TIRANË- Inaugurimi i xhamisë së Namazgjas ditën e sotme (10 tetor) është shoqëruar me mjaft polemika. Një nga më të përhapurat ka qënë ajo për mospjesëmarrjes e kreut dhe shumë anëtarëve të KMSH në hapjen e kësaj xhamie që është edhe më e madhja në Ballkan.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica në “Breaking” në Top News u shpreh se kryesia e KMSH vendsoi të përfaqësohej vetëm me myftiun e Tiranës në këtë ceremoni. Gjitashtu ai theksoi se derisa ftesa iu drejtua KMSH, atëherë edhe vendimi i takonte asaj sa i përketë pjesëmarrjes në inaugurimin e xhamisë.

Nuk ishit, a morët pjesë?

Bica: Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë. Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuiar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.

Por nuk ishte ky rasti për rëndësinë, po ndërhyn politika në çështje fetare?

Bica: Politika nuk hyn në çështje fetare, ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë …

Përse e morët këtë vendim që të përfaqësoheni vetëm me myftiun?

Bica: Ky është një vendim që i takon Kryesisë, ftesa iu drejtua KMSH dhe kryesia gjykon që të përfaqësohet me myftiun, nuk ka nevojë për gjykime të mëtejshme. E rëndësishme është që kjo xhami të hapej dhe t’i fitohej besimtarëve një moment e më parë për t’i dhënë një zgjidhje situatës dhe për të treguar që KMSH ka qenë i hapur që kjo xhami t’i jepej sa më parë shqiptarëve, gjykohet në të mirë të të gjitha palëve nuk kemi pse të bëhemi pengesë mjafton që puna të ecë përpara.

Pas nëntë vitesh pritje, Xhamia e Namazgjasë ka hapur dyert sot për të pritur deri në 10 mijë besimtarë myslimanë. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayjip Erdogan prenë shiritin e hapjes së xhamisë më të madhe në Ballkan, pasi të dy mbajtën një fjalë falenderuese dhe uruan mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve. Sheshi ishte mbushur me myslimanë shqiptarë dhe turq që kishin udhëtuar për të qenë dëshmitarë të përurimit të xhamisë më të re./ ZËRI

Poll

MOS HUMB