Aktualitet

Kishte prenotuar dy ditë në "Eagles Villas", turisti nga Jemeni: Ku të shkoj tani?

Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prekë Kodra, nuk e priti mirë lajmin se vendi ku ai duhet të pushonte ishte shembur dhe thjesht nuk ekzistonte më.

k.m.
Kishte prenotuar dy ditë në "Eagles Villas", turisti nga
Turisti nga Jemeni

SHKODËR- "Eagles Villas" në Theth nuk janë më që prej ditës së djeshme, por turistët e huaj që nuk janë të përditësuar me lajmet në Shqipëri vazhdojnë dhe bëjnë rrugën "kot" deri në Malësinë e veriut të vendit. Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prekë Kodra, nuk e priti mirë lajmin se vendi ku ai duhet të pushonte ishte shembur dhe thjesht nuk ekzistonte më.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, ai tregon se ka prenotuar bashkë me familjen duke mos e fshehur në asnjë moment zhgënjimin e tij.


“Vij nga Jemeni. Po, kam prenotuar (tregon në telefon prenotimin në kompleksin e Eagles Villas Theth). Nuk e di ku të shkoj tani, nuk e di çfarë të bëj, jam me familjen time. Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Dhe nëse vij apo shkoj diku dhe nuk e gjej aty, e shoh kështu. S’më ka thënë njeri gjë. Jam me familjen, kështu që çfarë të bëj unë tani?!,"- u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe sot ka vijuar aksioni në Theth për prishjen e 11 objekteve të ndërtuara pa leje në “zemër” të Thethit. Aksioni do të vijojë më pas me objekte të tjera, pasi në total janë për tu shembur rreth 40 ndërtime./ZËRI

Poll

MOS HUMB