Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës “Arrest me burg”, GJKKO rrëzon Erion Veliajn

Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO dhe u përfaqësua nga avokati Sokrat Gjermeni, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

zh.ll
Kërkoi ndryshimin e masës “Arrest me burg”, GJKKO
Erion Veliaj

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO dhe u përfaqësua nga avokati Sokrat Gjermeni, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Kryebashkiaku kishte argumentuar se nuk ekzistonte më rreziku i prishjes së provave, pasi çështja tashmë kishte kaluar për gjykim. Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Veliajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Prokurorët kanë kërkuar mos të ndryshohet masa.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej rreth një viti në masën e sigurisë “arrest në burg” ka kërkuar lirimin nga qelia. Veliaj ka paraqitur kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë, si dhe ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB