Aktualitet

Kërkohej nga Belgjika për trafik droge, kapet në Gjermani shqiptari

Autoritetet belge e kërkonin shqiptarin me urdhër-arresti evropian, si i dyshuar për trafik droge dhe anëtarësim në një grup të organizuar kriminal.

F.I
Kërkohej nga Belgjika për trafik droge, kapet në Gjermani
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia Federale Waidhaus, oficerët e tyre arrestuan një shqiptar të kërkuar nga autoritetet belge gjatë kontrolleve kufitare në A6 pranë Ëaidhaus. Pas paraqitjes së tij para gjyqtarit hetues, oficerët e kanë dorëzuar në kujdestarinë e organeve të drejtësisë.

25-vjeçari i kishte paraqitur policisë federale një leje qëndrimi gjermane të skaduar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet belge e kërkonin shqiptarin me urdhër-arresti evropian, si i dyshuar për trafik droge dhe anëtarësim në një grup të organizuar kriminal. Shqiptari është në pritje të ekstradimit në Belgjikë.

Poll

MOS HUMB