Aktualitet

Kërkime në Dajt dhe buzë lumit-Eglant Koçi u rrëmbye dhe u vra...trupi u zhduk me frigorifer? Dëshmitë kontradiktore

Në një moment kamerat tregojnë Shakajn duke dalë nga lokali me diçka të zezë në dorë, pamje që janë administruar.

F.I
Kërkime në Dajt dhe buzë lumit-Eglant Koçi u rrëmbye
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për pengmarrjen e Eglant Koçit, i cili prej 4 qershorit rezulton i zhdukur. Enea Zyferi, kamarieri që punonte në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, në dëshminë e tij para policisë është kontradiktor, deklarata të cilat kanë zgjeruar pistat e kërkimit.

Fillimisht Zyferi ka deklaruar se nuk ka djeni për rrëmbimin e Eglant Koçit, ndërsa më pas ka deklaruar në gjykatë, se Armand Shakaj i ka kërkuar të fikte dritat, duke i thënë: “Fik dritat se do nxjerr frigoriferin”. Kamarieri deklaroi gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar edhe të lante makinën, në të njëjtën që hetuesit gjetën njolla gjaku dhe që dyshohet se mund të jetë transportuar Koçi.

Bazuar dëshmisë dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ekziston dyshimi se Koçi mund të jetë vrarë dhe se trupi i tij mund të jetë fshehur brenda një frigoriferi. Në një moment Armand Shakaj i ka kërkuar që të fik dritat e biznesit dhe e ka bërë. Policia, pasi ka gjetur vendit, ka konstatuar se pavarësisht se dritat janë fikur, kamerat e sigurisë kanë filmuar. Në një moment kamerat tregojnë Shakajn duke dalë nga lokali me diçka të zezë në dorë, pamje që janë administruar.

Hetuesit po verifikojnë mundësinë që frigoriferi të jetë transportuar dhe më pas hedhur në koshat e mbetjeve urbane, ose në zona të thella malore të Dajtit, me qëllim zhdukjen e gjurmëve. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kryqëzimi i pamjeve filmike me të dhënat e qelizave telefonike rezulton se pasi ka futur objektin e zi në automjet, Armand Shakaj ka udhëtuar drejt Dajtit, konkretisht në një zonë kufitare mes Dajtit, Dibrës dhe Librazhdit. 

Shakaj, që tashmë është në kërkim, ka larguar dhe motorrin duke e lënë në zonën e 5 majit. Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.  Ai dyshohet të jetë mbajtur peng dhe vrarë për përplasjen për portofolet e kriptomonedhave.

Kërkimet intensive vijojnë por pa rezultat. Trupi i Eglant Koçit nuk është gjetur ende, dhe policia nuk mund të konfirmojë vdekjen e tij.

Poll

MOS HUMB