Aktualitet

Kërcet arma në Korçë, plagoset një person, në kërkim autori (EMRAT)

Nga të dhënat paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

zh.ll
Kërcet arma në Korçë, plagoset një person, në
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Korçë. Nga të dhënat paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, i plagosuri, i dentifikuar si Dhimitër Shaka, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Korçë / Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 4, dyshohet se shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Dh. Sh., 38 vjeç, për motive të dobëta.

38-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB