Aktualitet

KAS rrëzon Celibashin, i hap rrugë Kuvendit për miratimin e projektligjit të burgjeve të hapura

Pasi dëgjoi të dyja palët, KAS i dha të drejtë Kuvendit që ta miratojë ligjin për të burgosurit.

k.m.
KAS rrëzon Celibashin, i hap rrugë Kuvendit për miratimin e
Mbledhja e KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot vendimin e KQZ-së për burgjet e hapura. Me një vendim unanim, 5 anëtarët e KAS i kanë hapur rrugë Kuvendit që të miratojë projektligjin për "burgjet e hapura". I pranishëm në sallë, Nasip Naço, tha se propozimin e kishte bërë që më dhjetor 2023 dhe nuk ka lidhje me ndikimin në zgjedhje.

Nasip Naço: Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve përfaqësues të opozitës shprehën shqetësimin që mund të përdorej për zgjedhje. Por duhet marrë parasysh situata në burgje. Sot kemi 5 mijë policë dhe 5 mijë ta paraburgosur dhe të dënuar me një kosto financiare, 82 milionë euro. Vetëm nga këto ndryshime në buxhetin e shtetit do të duheshin më pak të ardhura për këtë numër të dënuarish dhe punonjës policie. Tani kemi 1 polic për 1 të dënuar. Qëllimi ka qenë 1 për 5 në burgjet e sigurisë së lartë. Kam dashur që ky projektligj të kalonte vitin e shkuar. Kjo më shumë ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut sesa përfitime nga unë apo nga maxhoranca. Projektligji është depozituar që në dhjetor 2023.

Pasi dëgjoi të dyja palët, KAS i dha të drejtë Kuvendit që ta miratojë ligjin për të burgosurit, pasi: Nuk shkel parimet e Kodit Zgjedhor. Të burgosurit nuk përfitojnë prej atij ligji financiarisht!

Nisma ligjore parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia është diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve. Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut. Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune./ZËRI

Poll

MOS HUMB