Aktualitet

“Jam nën hetim për shtëpinë time”/ Paraqitet në SPAK Fatime Kryemadhi: Merren me një plakë!

Teksa doli nga ambientete e SPAK, ajo zbuloi se nuk kishte pranuar që të jepte deklaratë para prokurorëve.

I.F
“Jam nën hetim për shtëpinë time”/ Paraqitet
Fatime Kryemadhi

TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Teksa doli nga ambientete e SPAK, ajo zbuloi se nuk kishte pranuar që të jepte deklaratë para prokurorëve.

“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? E kam shtëpinë time. Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me mua, një plakë. Po çfarë deklarate të jap, ata i bëjnë vetë të gjitha. Ç’deklaratë të jap, e kam bërë, ata më kanë futur person nën hetim për shtëpinë time”, tha ajo.

Fatime Kryemadhi u paraqit në SPAK pas urdhërit të sekuestrimit të dy vilave pronësi të saj dhe Monika Kryemadhit. Po ashtu edhe deputetja e Partisë së Lirisë u paraqit sot në ambientët e Prokurorisë së Posaçme, pas masës së caktuar ndaj saj “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB