Politikë

Ishte me Ilir Metën në mometin e arrestimit, Artemis Peca jep detaje: Na rrethuan dhe hapën derën në mënyrë çnjerëzore

Sipas rrëfimit të tij, policët hapën dyert e makinës në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk i dhanë asnjë shpjegim. 

M.M
Ishte me Ilir Metën në mometin e arrestimit, Artemis Peca jep detaje:
Peca, Blushi dhe Gjokutaj

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili ishte Ilir Metën gjatë momentit të ndalimit nga Policia ka treguar detaje nga arrestimi i këtij të fundit. Artemis Peca u shpreh se ai kishte parë një makinë që po i afrohej dhe që më pas i kishte ndaluar. Sipas rrëfimit të tij, policët hapën dyert e makinës në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk i dhanë asnjë shpjegim. 

I pyetur nëse Ilir Meta tregoi rezistencë gjatë arrestimit, ai e mohoi madje tha se Meta u tregua i sjellshëm por nuk mori asnjë shpjegim nga policët.

Artemis Peca: Afër Casa Italias u bllokua rruga dhe ula shpejtësine e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej me ngadal, na rrethuan makinën dhe na ndaluan. Kishin vetëm jelek dhe hapën derën në mënyrë çnjerëzore. Kujtuam se na grabitën. Na thanë hajdeni me ne, pa na thënë asgjë. Të dy thanë do të vini bashkë me ne në komisariat. Kur hymë në komistart nuk bënë asgjë, prisnin urdhra nga Rama dhe Dumani. Nuk guxonte asnjë polic që të firmoste. Nuk e dinin ca po bëhej, ishin në terror, ushtronin presion mbi ne.

A pati rezistencë nga Ilir Meta?

Ilir Meta nuk pati fare rezistencë, u tregua i sjellshëm, i kërkoi mandatin, ata nuk e dëgjonin, vetëm e tërhiqnin me forcë. Më pyetën kush je, i thashë jam sekretari organizativ i partisë, filan fisteku. Ju lutem i thashë, na tregoni kush jeni. Na tërhoqen nga bluza, na morën zvarrë, ne nuk ushtruam asnjë llojë rezistence. Është me fakte mund ta shihni të gjithë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB