TIRANË- Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, ka dhënë një deklaratë për shtyp edhe zëvëndeësi i tij Tedi Blushi. Sipas tij ky është një akt terrorist që bëhet ndaj Metës, e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani.
Blushi shtoi se qëllimi i tyre dhe i Policisë është të asgjësojë opozitën në mëyrën më të keqe.
Në fund të dekaratës ai u 'përplas' me një qytetar duke e akuzuar ate si të dërguar të Ramës për të provokuar numrin dy t5 PL-së.
"Është një akt terrosrist nga krye terroristi Altin Dum Dumani, që ka guxuar sot të marrë peng ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlametit dhe ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Kam një mesazh edhe për ata horra me kapuç të zi, që guxuan të ven dorë mbi kryetarin e Partisë së Lirisë. E kanë perosnale me ne sepse mënyra dhe akti kriminal, i paligjsjëm dhe terrorist i një strukture terroriste që është konfirmuar tashmë që po tenton të asgjësoj opozitën do të marr një përgjigje shembullore.
Arsyeja e ndalimit të presidentit Meta nuk është një, janë disa, është çëstja e detit me Greqinë, është mbrojtja që i ka bërë sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Eshtë mbrojta që i ka bërë çështjes kombetare dhe lufta e tij më Ramën dhe Xhorxh Sorosin, këta kriminel dhe terroristë do të trajtohen si armiq dhe do të marrin një përgjigje pa mëshirë nga opozita e bashkuar.
Pse thoni që SPAK e ka perosnale me ju?
E ka personale me Ilir Metën për këto arsye që ju rendita dhe besoj se isha shumë i qartë. Është një akt terrorist sepse nuk mund të ndodh në asnjë shtet demokratik, ato skena të fëlliqura që patë sot të filmuara nga e njëtja strukture kriminale që eshte SPAK-u sepse ai ndalim kriminal dhe terroristë me njerëz me kapuca të zi dhe të armatosur që ndalojnë dhe nxjerrin më forcë nga makina presidentin në mes të ditës pa u identifikuar, kriminel që janë prezantuar në emër të SPAK-ut dhe të kësaj narko-policie që sot ka vetëm një synim, të asgjësojë opozitën. Asnjë akuzë nuk ekziston nga to që fabrikon kjo strukturë terroriste.
Zoti Meta është hetuar për lobimin..
Këto janë pallavra, nga kush është hetuar? Nga kjo strukture kriminale që rrëmben sot ish-presidentin e Republikës? Kemi të bëjmë më një akt të pastër terrorist nga kryeterroristi Altin Dum Dumani që me persona të maskuar (ndërhyn një qytetar) dhe që më sjell këtu këto patronazhist dhe që guxon të provokojë opozitën.
(E ndërpret qytetari)
Të lutem, të lutem, bëj të fala Edi Ramës dhe atyre patronazhistëve që të sjellin këtu të provokosh se edhe ti një monstër si ata je." tha Blushi.