Aktualitet

Intensifikohen tensionet në Velipojë, banorët përplasen me forcat e sigurisë, thyejnë makineritë e kompanisë Gener 2

Siç shihet edhe nga videoja, banorët kanë thyer makineritë e kompanisë, e cila po vazhdon punimet pa ndaluar.

l.k
Intensifikohen tensionet në Velipojë, banorët përplasen me
Foto nga vendngjarja

VELIPOJË- Ditën e sotme është intesifikuar përplasja mes banorëve të Rrjollit dhe forcave të sigurisë private të kompanisë "Gener 2", e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë. Konflikti ka shpërthyer pasi banorët kërkuan ndërprerjen e punimeve, duke pretenduar se po u grabitet prona private.

Siç shihet edhe nga videot, banorët kanë thyer makineritë e kompanisë, e cila po vazhdon punimet pa ndaluar. Pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që ka njohur familjen Malaj si pronar të ligjshëm të tokës, banorët kanë kërkuar të hyjnë në ato zona që ata pretendojnë se janë të tyret, duke u hasur me rezistencën e forcave të policisë.

Banorët janë shprehur gjithashtu kundër ngritjes së resortit turistik dhe kanë protestuar para Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar këtë ndërtim si një grabitje të pronës së tyre nga kompania "Gener 2". Ata thonë se disponojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006.

Resorti turistik do të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër, me një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje”, për ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB