Aktualitet

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia nuk merr përsipër tubimin, efektivët në shesh

Megjithatë, policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në kryeqytet.

l.k
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia nuk merr
Foto nga protetsat e opozites

TIRANË- Policia e Shtetit në Tiranë ka hartuar një plan masash për protestën e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ndonëse ka deklaruar se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të saj.

Vendimi lidhet me incidentet e mëparshme, ku u shënuan akte dhune dhe përplasje me efektivët. Megjithatë, policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që, nëse ndeshen me veprime të dhunshme, të distancohen dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB