Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur për shpërdorim detyre

SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për Lefter Kokën, Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhin.

k.m.
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin për 8 të
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar pretencën ndaj 8 të pandehurve për inceneratorin e Tiranës. Në seancën e sotme, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për Lefter Kokën, Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhin. Ndërsa nga 2 vite burg dhe 4 vite shërbim prove ka kërkuar për Valbona Ballgjinin dhe Sidit Koplikun; vetëm për Jetmir Llapajn është kërkuar 2 vite heqje lirie. 

Në rast se shpallen fajtorë, do t'u ulet 1/3 e dënimit për shkak se përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, për të gjithë të pandehurit, SPAK ka kërkuar si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Krahas Kokës, prokurori Dritan Prenci kërkoi gjatë seancës dënime dhe për ish-zyrtarë dhe individë të tjerë të lidhur me projektet e menaxhimit të mbetjeve.

Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB