
TIRANË- Gruaja e Roan Brahimit ka dhënë deklarimet e para për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë dhe në Lezhë. Pasi u ekzekutua vjehërri i saj, Gjovalin Prendi, dyshohet se ajo ishte shënjestra e radhës për t'u ekzekutuar në Lundër. Kështu që gjatë marrjes në pyetje është shprehur para hetuesve se nuk ka probleme me askënd. Por nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë në shënjestër për shkak të problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj me persona të tjerë.
"Unë nuk kam probleme me askënd. Nuk e përjashtoj mundësinë që jam në shënjestër prej konflikteve të bashkëshortit tim. Por nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët. Gjatë kohës së atentatit kam qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë. Nuk i kam marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit,"-mësohet se është shprehur ajo para uniformave blu.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit 'G Class', po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar./ZËRI