Aktualitet

I veshur me kostum! MOMENTI kur Veliaj futet në furgonin e Policisë

Veliaj është kapur nga mediat me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të Policisë së Shtetit.

k.m.
I veshur me kostum! MOMENTI kur Veliaj futet në furgonin e Policisë
Erion Veliaj

TIRANË- Pas më shumë se 7 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është rikthyer në qelinë e tij në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Por teksa ka dalë nga GJKKO, Veliaj është kapur nga mediat me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të Policisë së Shtetit.

MOMENTI ME VIDEO: 

Është shtyrë për nesër vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Marrja e vendimit është shtyrë për nesër në orën 12:30. Seanca u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kërkesë për ankimimin e masës së sigurisë paraqitën edhe katër bizmenesët, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule./ZËRI

Poll

MOS HUMB