Aktualitet

Kryebashkiaku kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Veliajn

Velaj, edhe pse akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të butë sigurie, atë të "arrestit në shtëpi".

k.m.
Kryebashkiaku kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca
Veliaj në GJKKO

TIRANË- Është shtyrë për nesër në orën 12.30 marrja e vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Pas më shumë se 6 orëve në sallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa gjykuese nuk ka marrë një vendim për kërkesën e kryebashkiakut. Gjyqi u shty për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me provat e reja.

Kryebashkiaku Velaj, edhe pse akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të butë sigurie, atë të "arrestit në shtëpi". Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë biznesmeni Elman Abdule, kërkon një masë më të butë se paraburgimi, ndaj edhe ka ofruar edhe garanci pasurore për të fituar lirinë e tij.

Ndërkohë biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar vendimin e Gjyktës së Posaçme, “detyrim paraqitje”. Të njëjtën masë sigurie ka edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa./ZËRI

Poll

MOS HUMB