
TIRANË- Një 17-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhënë deklarim të rremë para autoriteteve në lidhje me atentatin e ndodhur tek "Rrethi i Bathores" në Kamëz, më 22 shkurt. I mituri ka ndihmuar miqtë e tij duke dhënë deklarim të rremë në polici, duke marrë përsipër autorësinë e atentatit. Por, beprimet hetimore kanë zbuluar se i mituri ka qenë personi që po i jepte drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës tjetër që ishte shënjestër. Tashmë në kërkim si autorë janë shpallur Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, 24 vjeç.
Ata kanë qëlluar drejt automjetit brenda të cilit ndodhej Enedjo Kaçi, 30 vjeç, i cili i shpëtoi sulmit. Shkak për nisjen e sherrit mes të rinjve dyshohet të jetë bërë një konflikt lëndët narkotike.
Njoftimi zyrtar:
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.