Aktualitet

Mbytja me tel, dëmtimet në pjesët intime dhe 'një baba fanatik'- Çfarë dihet nga KRIMI në familje, ku vajza vrau të atin

Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale.

F.I
Mbytja me tel, dëmtimet në pjesët intime dhe 'një baba
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FIER-Vajza mbyt me tel të atin! Ky ishte lajmi i raportuar pasditen e 24 korrikut, i cili tronditi opinionin publik. Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit.

Çfarë dihet deri tani nga denoncimi në Polici, roli i nënës dhe shkaku

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës (23 korrik), në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama. Vajza 26-vjeçare vrau babain duke e mbytur me tel dhe më pas ka njoftuar Policinë duke i shpjeguar se i ati ishte rrëzuar dhe kishtë ndërruar jetë. Por e gjithë ngjarja u zbardh brenda pak orësh.

Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë dhe gjatë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar viktimën 56-vjeçar tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët. Sipas gazetares, Laureta Roshi në trupin e viktimës kishte edhe shenja dhune edhe në pjesët intime.

Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Emelinda Rama ka pranuar krimi, teksa ka thënë se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem.

Dëshmia e vajzës

Sipas saj, disa vite më parë ajo ishte e fejuar dhe është ndarë nga i fejuari pasi nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte me bujqësi. Prishja e fejesës duket se nuk është pritur mirë nga familja pasi e reja tregoi se gjithmonë e ka urryer të atin sepse ai nuk e përkrahte kurrë dhe nuk i jepte para. Edhe pse është pyetur ka pranuar se kurrë nuk është dhunuar prej tij. Por problem kishte faktin se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm dhe nuk e lejonte të argëtohej dhe të vishej sipas "modës".

“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo lidhur me vrasjen e Anesti Ramës.

Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Sipas tij, i vëllai kishte shumë konflikte me bashkëshorten. Por më shumë detaje nuk i ka zbuluar.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e vërteta që çuan në këtë akt ekstrem./ZËRI

Poll

MOS HUMB