Aktualitet

Ngriti shtëpi bari në Spanjë, 54-vjeçarja arrestohet në Kavajë (EMRI)

Valjeta Beni banuese në Golem u arrestua në banesën e saj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

F.I
Ngriti shtëpi bari në Spanjë, 54-vjeçarja arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

KAVAJË-Një 54-vjeçare që akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, është arrestuar në Kavajë. Valjeta Beni banuese në Golem u arrestua në banesën e saj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Sabadell, me vendimin e datës 30 qershor 2025, i ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "kultivimi i bimëve narkotike" dhe "vjedhja e energjisë elektrike", për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet. 

Njoftimi i policisë:

Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje

Poll

MOS HUMB