Aktualitet

Vrasja makabër në Fier, gazetarja zbulon detajet: Jo vetëm vajza, mund të ketë persona të përfshirë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet se si u zbulua krimi, pasi fillimisht vajza ka pretenduar në dëshmi se i ati ka humbur jetën aksidentalisht.

zh.ll
Vrasja makabër në Fier, gazetarja zbulon detajet: Jo vetëm vajza,
Kodiana Lala

TIRANË- Anesti Rama 56-vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij 26-vjeçare Emanilda Rama në Fier, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se e ëma ka qenë bashkëpunëtore. Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet se si u zbulua krimi, pasi fillimisht vajza ka pretenduar në dëshmi se i ati ka humbur jetën aksidentalisht. E ftuar në emisionin "Log" në News24, Lala tregon se ka qenë mjeku i pari ai që dyshoi i pari, ndërsa ekspertiza ka provuar se shenja vinte nga shtrëngimi me një tel. 

Siç u bë me dije më herët, 26-vjeçarja ka pranuar krimi, teksa ka thënë se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem. Ndërkohë, sipas gazetares, nëna e vajzës është e dyshuar gjithashtu, megjithëse do të tregohet nga hetimet nëse vajza ka provuar e vetme apo ka persona të përfshirë.

Klodiana Lala: Familja e tij pretendonte se kryefamiljari kishte rënë aksidentalish dhe për shkak të rënies kishte humbur edhe jetën. Ishte mjeku i pari që dyshoi për shkak se te pjesa e fundit kishte një shenjë e cila më pas u provua sipas ekspertizës paraprake ligjore se vinte për shkak të shtrëngimit me një tel.

26-vjeçarja ka vrarë babanë e saj duke e shtrënguar me tel në fyt. Ajo pretendon se babai ishte fanatik, pra nuk e lejonte që ajo të argëtohej dhe të bënte jetën e saj ndërkohë që 26-vjeçarja punonte në një serë, babai punonte roje. Nëna nuk ka treguar.. po punohet për të parë nëse ka persona tjerë të përfshirë.

56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa u shoqërua edhe e ëma pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI

Poll

MOS HUMB