
ELBASAN- Një atentat me eksploziv ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Si pasojë e atentatit humbi jetën një 24-vjeçar, i cili tentoi të vendoste lëndë plasëse në makinën e dikujt tjetër. Mësohet se makina i përkiste Renato Çepës.
Ndërkohë lënda plasëse e cila sipas policisë është vendosur nga një 24-vjeçar ka shpërthyer para kohë, duke i shkaktuar plagë të riut. I riu si pasojë nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.
Lidhur me këtë atentat është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë autori ende nuk është identifikuar dhe trupi i tij ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan. /ZËRI