
TIRANË- 49-vjeçari Elidon Kotorri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Tiranës, kur ata shkuan për ta shoqëruar në komisariat. Efektivët u njoftuan se Kotorri ishte konfliktuar me një person tjetër dhe në momentin ku ata ndërhynë ai kundërshtoi të blutë dhe nuk iu bind urdhrit.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës", thuhet në njoftimin e policisë.
49-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë më parë i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e një tjetrit në vitin 2000 në zonën e Vasil Shantos. Ai ekzekutoi Andi Hasanin, Sokol Alushin dhe Gazmend Zenelin si dhe plagosi një tjetër, si shenjë hakmatrrje, pasi i vranë shokun e tij Elton Zajmi në vitin 1998.
Asokohe, Kotorri u dënua me burgim të përjetshëm, por avokatët e tij e dërguan çështjen në Gjykatën e Strasburgut, ku u konstatua se pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore dhe ai u burgos 25 vite nga Strasburgu.
49-vjeçari u lirua pas 20 vitesh, në gusht të vitit 2019, pasi përfitoi nga amnistia dhe sjellja e tij e mirë në burg. Ai po ashtu ishte nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës prej vitit 2023, pasi vendosi kamera sigurie në kundërshtim me ligjin. /ZËRI