Aktualitet

Hyri në shtëpi për të vjedhur, pronari italian vret të riun shqiptar

Pronari ka hapur zjarr në errësirë duke qëlluar ndaj personave që dyshohet se kishin hyrë në banesë me qëllim grabitjeje.

F.I
Hyri në shtëpi për të vjedhur, pronari italian vret të
pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI-Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari 35-vjeçar i banesës ka dëgjuar zhurma brenda shtëpisë dhe ka hapur zjarr në errësirë duke qëlluar ndaj personave që dyshohet se kishin hyrë në banesë me qëllim grabitjeje. Shqiptari mbeti i vdekur, ndërsa personat që e shoqëronin u larguan menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht janë në kërkim. 

Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente, të cilat kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Italiani 35-vjeçar shofer kamioni profesional, i cili ishte vetëm në pronën, e cila u përket prindërve të tij po hetohet për vrasje në gjendje të lirë. 

Hetuesit do të duhet të përcaktojnë se nga ka qëlluar pronari, ku ndodhej shqiptari kur u qëllua, sa plumba u qëlluan dhe në cilin drejtim. Ata gjithashtu do të duhet të rindërtojnë sjelljen e grupit që hyri në pronë dhe të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë kontakt ose kërcënime para të shtënave.

Poll

MOS HUMB