Aktualitet

Humbi përballë kandidates socialiste, kush është ish-polici që garoi për kryetar bashkie, sot në kërkim nga SPAK

Ai ka kandiduar për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

F.m
Humbi përballë kandidates socialiste, kush është ish-polici
Erdit Hazizaj

TIRANË- Erdit Hazizaj, ish-efektivi i Policisë së Shtetit që është shpallur në kërkim, rezulton të jetë ish-kandidat i Partisë Demokratike.

Hazizaj, për të cilin sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi urdhër-arresti ka kandiduar për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në atë vit, ai humbi zgjedhjet përballë kandidates socialiste Majlinda Bufi.

Hazizaj akuzohet për veprat penale: “trafik të lëndëve narkotike”, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Nga Policia e Shtetit, Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Poll

MOS HUMB