Aktualitet

Hita rikthehen në detyrë Ritvan Palin, efektivi emërohet në krye të Operacionales në Lezhë

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Pali është emëruar në krye të Operacionales në Policinë e Lezhës.

l.k
Hita rikthehen në detyrë Ritvan Palin, efektivi emërohet në
Skënder Hita, Ritvan Pali

LEZHË- Lëvizje të reja janë bërë së fundmi në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur të rikthejë në detyrë Ritvan Palin, efektivin që u largua nga uniforma blu nëntë muaj më parë. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Pali është emëruar në krye të Operacionales në Policinë e Lezhës.

Ritvan Pali ka qenë shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ka shërbyer më pas në Komisariatin e Devollit dhe më vonë u emërua si specialist për Rendin në Sektorin e Rendit Publik në Kukës./ZËRI

Poll

MOS HUMB