BERAT-Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Berat, ku një i ri është konfliktuar fizikisht me një efektiv të policisë rrugore në qytetin e Beratit, gjatë një kontrolli rutinë. Efektivët kanë ndaluar një automjet 'Benz' për një kontroll rutinë, por shoferi i mjetit i ka kundërshtuar dhe situata ka agravuar në dhunë fizike.
I riu zbriti nga makina dhe iu drejtua efektivit me fjalë kërcënuese. Sipas pamjeve të shpërndara nga JOQ Albania, shihet momenti kur Polici shtyn derën e automjetit, duke çuar në një konflikt fizik mes të dyve. Qytetarët që ndodheshin dhe ata që po kalonin me automjetet e tyre pranë incidentit, shihen të panikosur, duke shikuar me frikë dhe shqetësim nga konflikti.
Në video, i riu dëgjohet duke i thënë efektivit: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”