Aktualitet

Hidhet në erë me tritol automjeti i një i shpallur në kërkim, RENEA ‘zbarkon’ në Sarandë

Eksplozivi në mjet është vendosur për hakmarrje, pasi është në pronësi të Klaus Jaçaj.

k.m.
Hidhet në erë me tritol automjeti i një i shpallur në
Foto ilustruese

SARANDË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e kaluar në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë i gjithi nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. 

Hidhet në erë me tritol automjeti i një i shpallur në
Mjeti i djegur

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se eksplozivi në mjet është vendosur për hakmarrje, pasi është në pronësi të Klaus Jaçaj 31-vjeç, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit vetëm 4 ditë më parë për një plagosje të dyfishtë në Sarandë. Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2025, reth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Nga data 17 korrik kur edhe ndodhi plagosja, ai është shpallur në kërkim. Ndaj edhe hakmarrja mbetet pista kryesore.

Ndërkohë forcat RENEA kanë ‘zbarkuar’ mëngjesin e kësaj të martë në Sarandë dhe po ushtrojnë kontrolle në të gjithë qytetin që javën e fundit ka pasur një sërë ngjarjes. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB