TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK, ku u zbulua një tjetër sistem "Hawala" që vepronte mes Shqipërisë dhe Zvicrës, duke vendosur në pranga 3 persona. Konkretisht në burg janë lënë Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Ndërsa në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj. Pas skemës së pastrimit dhe dërgimit të parave nga shteti zviceran drejt Shqipërisë, qëndron biznesmeni Enver Ferizaj.
Biznesmeni nga Ferizaj i Kosovës, Enver Ferizaj, me banim në Tiranë, në “Rrugën e Durrësit”, shfrytëzonte pikën e këmbimit valutor. Prapaskena mëson se bëhet fjalë për disa pika kërmbimi valutore në Tiranë, disa prej të cilave ndodhen te ‘Rruga e Durrësit” dhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, të cilat kanë shërbyer për tranferimin në Shqipëri, pa lëvizjen fizike të parave, të miliona eurove.
Organizata kishte karakter fimilljar, pasi pjesë e lëvizjes së parave të pista rezultojnë i biri, Ervis Feriazaj, Erjona Ferizaj, Burim Ferizaj etj. Një pjesë e parave pastrohen në Tiranë nga Ervis Ferizaj, në lokale dhe biznese të tjera.


Grupi kriminal mblidhte paratë e shumë trafikantëve të drogës dhe i sillte në Shqipëri kundrejt pagesës që ishte 6 % e vlerës. Më pas, kjo shumë, pra 6%, ndahej në mënyrë të barabartë mes Ervis Ferizajt dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër. SPAK njofton se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, dhe se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro.
Sistemi Hawala është i vështirë të gjurmohet, për shkak se është një aktivitet i kalimit të parave pa transferta fizike të tyre, dhe që kryhet kryesisht përmes një marrëveshje besimi dhe balancimin e librave të ndërmjetësve të Hawala. Sistemi e ka origjinën në Azinë Jugore gjatë shekullit të 8-të dhe përdoret në të gjithë botën sot, veçanërisht në bashkësinë islame, si një mjet alternativ për kryerjen e transfertave të fondeve. Ndryshe nga metoda konvencionale e transferimit të parave përtej kufijve përmes transfertave bankare, transferimi i parave në Hawala organizohet përmes një rrjeti "hawaladarësh" ose tregtarësh Hawala./ZËRI


